Telegrafi

PSG e shkarkon trajnerin Thomas Tuchel

(Foto: Twitter/Sky Sports News)

Thomas Tuchel është shkarkuar nga posti i trajnerit të Paris Saint-Germainit, bëjnë të ditur mediat gjermane.

Vendimi ka ardhur përkundër fitores së kampionit francez ndaj Racing Strasbourg që e ngushtoi diferencën me liderin e Ligue 1, Lyon.

Sipas Sky Germany, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, e ka liruar nga detyra 47-vjeçarin të mërkurën mbrëma.

(Foto: Twitter/AFC AJAX)

Ndeshja ndaj Strasbourgut ishte e fundit para pauzës trejavore, me ç’rast skuadra do të kthehet në aksion më 6 janar përballë St Etienne.

Ish-trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, është favorit për postin e trajnerit të Paris Saint-Germainit, ndërsa alternativë është edhe ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri. /Telegrafi/