Raportimet e fundit që vijnë nga Italia bëjnë të ditur se PSG e ka në krye të listës emrin e Massimiliano Allegrit, për ta zëvendësuar Unai Emery.
Mësohet se PSG do ta largojë në fund të sezonit spanjollit nëse nuk arrin të ketë sukses në Ligën e Kampionëve.
Klubi nga kryeqyteti e ka fituar katër herë në pesë vitet e fundit titullin e kampionit, ndërsa në Evropë nuk ka treguar asnjë sukses edhe pse Qatar Sports Investments kanë investuar shumë.
Sipas kësaj situate Gazzetta dello Sport, e sheh Allegrin, si zëvendësuesin më të duhur, pasi ka teguar gjithmonë sukses në Ligën e Kampionëve, duke e kaluar gjithmonë fazën e grupeve.
Sipas gazetës nuk mungon as emri i Antonio Contes.
Nasser Al-Khelaifi të mërkurën pas humbjes nga Bayern Munich tha se është shumë i zhgënjyer.
Allegri ka kontratë deri në vitin 2020 me Juventusin. /Telegrafi/