Site icon Telegrafi

PSG e lë jashtë skuadre Mbappen, shkak marrëveshja e tij ‘e fshehtë’ me Real Madridin

Paris Saint-Germain e ka lënë jashtë skuadre Kylian Mbappen për udhëtimin e tyre në Japoni për ndeshjet para-sezonale.

L’Equipe dhe Fabrizio Romano raportojnë se klubi parisien është në dijeni se sulmuesi francez ka marrëveshje me Real Madridin, por për të kaluar në Santiago Bernabeu në verën e vitit 2024.

Mirëpo, PSG nuk dëshiron ta lër sulmuesin 24-vjeçar të largohet si i lirë dhe e ka vënë në shitje që nga sot (21 korrik).

Lexo po ashtu Real Madrid e konsideron një lojtar si 'të paprekshëm' mes besimit të brendshëm se do e transferojnë Mbappen

Fituesi i Kupës së Botës me Francën ka disa muaj që e ka bërë publik vendimin e tij për të mos rinovuar kontratën dhe për t’u larguar nga Parc des Princess si i lirë.

Në anën tjetër, kishte edhe raportime se PSG po i afron lojtarin një kontratë dhjetëvjeçare me një fitim 1 miliard euro.

Por, tani situata ka ndryshuar dhe Mbappe është zyrtarisht në tregun e transferimeve, ndërsa tani pritet lëvizja e Real Madridit. /Telegrafi/

Exit mobile version