Telegrafi

PSG e konfirmon, Messi mungon edhe ndaj Montpellierit

Klubi francez, Paris Saint-Germain ka konfirmuar se ylli argjentinas, Lionel Messi, do t’i mungojë edhe në ndeshjen e ardhme në Ligue 1 shkaku i lëndimit.

PSG është nikoqir i Montpellierit në ndeshjen e javës së tetë e cila zhvillohet të shtunën në stadiumin Parc des Princes me fillim nga ora 21:00.

Kryeqytetasit edhe në këtë ndeshje do të kenë disa mungesa të theksuara, ku njëra nga më kryesoret është ajo e Messit.

Lexo po ashtu PSG e konfirmon lëndimin e Lionel Messit

Është vet klubi francez që ka konfirmuar mungesën e argjentinasit në ndeshjen e së shtunës ndaj Montpellierit.

“Leo Messi filloi të vraponte përsëri sot në përputhje me protokollin e tij të trajtimit”.

“Një kontroll përditësimi është planifikuar për të dielën”, thuhet në njoftimin e PSG-së.

PSG tutje ka konfirmuar se Marco Verrati do t’i fillojë stërvitjet me skuadrën javën e ardhshme, ndërsa Sergio Ramos dhe Ismael Ghabry po vazhdojnë përgatitjet individuale. /Telegrafi/