Sipas asaj që është raportuar sot nga Tuttosport , PSG janë të gatshëm të bëjnë presion për Paulo Dybalan nëse Neymar largohet nga klubi francez këtë verë.
Neymar ka qenë i lidhur me lëvizjet te Real Madrid dhe Barcelona.
Në anën tjetër Dybala nuk deshi të kalojë të Manchester United ose Tottenham Hotspur që kishte oferta nga ta këtë verë.
Drejtori sportiv i PSG-,së Leonardo është një tifoz i madh i Dybalas, megjithatë, ai po shikon mundësinë e rregullimit të marrëveshjeve në javën e mbylljes se afatit kalimtar.
Dybala është i prirë që të vazhdojë të qëndrojë të Juve për ta bindur klubin që është lojtari i duhur.
E ardhmja e Neymar pritet të vendoset brenda këtyre ditëve. /Telegrafi/