Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata ka përfunduar në radarin e gjigantit francez, Paris Saint-Germain.
PSG ka dominuar futbollin francez në gjashtë apo shtatë vitet e fundit duke fituar çdo sezon titullin e Ligue 1, vetëm atë të kaluarin jo.
Megjithatë, sheikët e klubit parisien duan edhe lavdinë evropiane me skuadrën e tyre, duke tentuar ta fitojnë Ligën e Kampionëve.
Kështu, drejtuesit e PSG-së janë duke shikuar mundësinë e përforcimin edhe më të madh të skuadrës për sezonin e ri.
Sipas mediumit Paris United, parisienët janë rreshtuar pas spanjollit të Chelseat, Morata, të cilin e duan gjatë verës.
Klubi francez e sheh reprezentuesin spanjoll si lojtar të fortë, i cili do rriste konkurrencën tek Edinson Cavani.
Drejtuesit e PSG-së e shihnin sulmuesin e Romës, Patrik Schick, si zgjidhje të parë, por u refuzuar gjatë verës dhe si duket nuk e duan më.
Ndryshe, Morata u transferua në Stamford Bridge vetëm verën e kaluar për një shifër mbi 80 milionë euro dhe shifra e tij në rast transferimi do të ishte përafërsisht e njëjtë. /Telegrafi/