Paris Saint-Germaini është i interesuar që Real Madridi ta përfshijë Casemiron në marrëveshjen për transferimin e Neymarit.
Sulmuesi brazilian pritet të largohet nga Parc de Princes, ndërsa dy rivalët spanjollë, Barcelona dhe Los Blancos janë në garë për shërbimet e tij.
Mbretërit e kishin kërkuar 27-vjeçarin që në kohën kur luante te Santosi, por asokohe Blaugranët e kishin bindur të transferohej në Camp Nou.
Nga Barca, atë e bleu PSG për 222 milionë euro në vitin 2017, ashtu që kampioni francez nuk do ta lejojë që të largohet lirë.
Porse, Parisi është i gatshëm ta ulë çmimin, në rast se Reali e përfshin në marrëveshje edhe Casemiron, i cili do të shkonte në drejtim të kundërt. /Telegrafi/