Pasi u shfaq informacioni se Kylian Mbappe dëshiron të largohet nga PSG në janar, nisën të “rrjedhin” edhe detajet të reja nga e kaluara.
Mbappe nuk ka ndërmend të qëndrojë te PSG dhe planifikon të largohet nga klubi në janar, dhe këtë e ka tentuar në korrik të këtij viti para se të nënshkruajë vazhdimin e bashkëpunimit me parisienët.
Gjatë verës u zhvilluan negociatat mes përfaqësuesve të Mbappes dhe drejtuesve të PSG-së, që lidhën kontratën e re, pasi klubi francez kërkoi 400 milionë euro nga klubet që ishin të interesuara.
Përveç kësaj, PSG hodhi poshtë mundësinë e transferimit të tij në Real Madridit.
Në skenë doli edhe Liverpooli, që ishte i treti opsion me radhë dhe vetë Mbappe e pranoi që ishte edhe një klub nga Liga Premier në garë.
Megjithatë, Mbappe u këshillua nga kolegët e tij që të mos zgjidhte opsionin për të shkuar në Anfield, ndaj vendosi të qëndrojë në PSG.
Mirëpo, situata tani është më e keqe se kurrë, pasi futbollisti beson se është viktimë e premtimeve të rreme dhe presionit politik dhe tani thjesht dëshiron të luajë futboll në një ambient të përshtatshëm.
Ai dyshohet se nuk është i interesuar për paratë dhe do t’i kthente ato vetëm për ta “hequr qafe” PSG-në. /Telegrafi/