Ferland Mendy mund të largohet nga Real Madridi pas tre viteve e gjysmë të kaluara në Santiago Bernabeu.
Mbrojtësi i majtë francez këtë edicion ka pasur më pak hapësira se zakonisht te Los Blancos dhe kjo situatë nuk po i pëlqen aspak.
27-vjeçari ka vetëm zhvilluar vetëm 17 ndeshje këtë edicion ku ka kontribuar me një asistim.
Mendy ka kontratë me madrilenët edhe dy vite e gjysmë dhe nuk bëhet fjalë për një rinovim.
Marca ka raportuar se dy gjigantët evropianë, Manchester City dhe Paris Saint Germain janë duke e vëzhguar situatën e mbrojtësit francez.
Nuk përjashtohet mundësia që dy ekipet të paraqesin ofertat e tyre qysh në afatin kalimtar të janarit për anësorin francez.
Por interesim për mbrojtësin francez ka shprehur edhe gjiganti italian Juventus që gjithashtu është në kërkim të një mbrojtësi të majtë.
Real Madridi synon që nga shitja e Mendyt të fitoj rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/