Telegrafi

PSG dhe Arsenal pas Zielinskit

Skuadra italiane, Napoli mund ta humbas njërin nga mesfushorët e saj më të mirë.

Fjala është për polakun, Piotr Zielinski i cili po tregon një formë mjaftë të mirë këtë edicion.

Kësisoj pas tij janë vënë dy gjigantët evropian, Paris Saint Germain dhe Arsenal.

Zielinski iu bashkua në verë Napolit nga Udinese dhe ka një kontratë afatgjate me klubin bardh e kaltër deri në vitin 2021.

Mirëpo Napoli mund ta lë të lirë atë të nëse PSG ose Arsenal janë të gatshme të paguajnë rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/