Paris Saint-Germain është i gatshëm të ofrojë shërbimet e Kylian Mbappe plus para për të marr shërbimet e Philippe Coutinhos.
Talenti francez, Mbappe u transferua vetëm në verë te PSG, ndërsa Coutinho gjatë janarit nga Liverpooli te Barcelona.
Por, gjigantët francezë të PSG-së thuhet se janë të etur të tentojnë një shkëmbim mes Mbappes dhe yllit brazilian.
Sipas mediumit El Pais, PSG janë të gatshëm të ofrojnë Mbappen dhe para plus për të marr shërbimet e Coutinhos.
Ky medium thekson se e gjithë kjo mendohet të bëhet për të kënaqur yllin e tyre, Neymar, i cili po përflitet për një largim nga Parc des Princes.
Neymar thuhet se ndihet i parehatshëm duke luajtur së bashku me rivalin potencial për të fituar Topin e Artë, Mbappe, lëvizja prej 180 milionë euro nga Monaco do të bëhet e përhershme në fund të sezonit.
Parisienët tashmë janë të gatshëm për të lënë sensacionin 19-vjeçar, nëse ata mund të joshin mikun e Neymarit, Coutinho nga Barca, pavarësisht se lëvizja e tij erdhi vetëm në janar.
Nëse ky shkëmbim ndodh, padyshim se do të bëhej më i madhi i gjitha kohërave duke ditur edhe çmimet e dy lojtarëve. /Telegrafi/