Telegrafi

PSG dëshiron blerjen përfundimtare të Moise Kean

Moise Kean është huazuar te Paris Saint Germain për një vit pas një sezoni të dobët te Evertoni.

Sulmuesi i talentuar italian e riktheu formën më të mirë në kampionatin francez, duke shënuar rregullisht.

20-vjeçari ka luajtur në 18 ndeshje mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve duke shënuar 11 gola e duke asistuar në një tjetër.

Duke parë formën e jashtëzakonshme të lojtarit, Paris Saint Germain ka vendosur ta blejë përfundimisht atë.

Drejtori sportiv i PSG-së, braziliani Leonardo ka kontaktuar me drejtuesit e Evertonit për të gjetur një marrëveshje për blerjen përfundimtare të Kean.

PSG është gati të ofrojë 35 milionë euro, shumë që duket e pranueshme për Evertonin pasi e kishin transferuar për 27 milionë në vitin 2019 nga Juventusi.

Kampioni në fuqi i Francës kërkon sa më parë ta mbyllë marrëveshjen me Evertonin, pasi për lojtarin ka interesim edhe nga skuadrat italiane si Roma dhe Milan.

Gjithsesi dëshira e lojtarit është të mbetet në kryeqytetin francez në një klub që i kanë kthyer besimin dhe formën më të mirë. /Telegrafi/