Telegrafi

PSG blen nga Benfica talentin Guades

Goncalo Guedes ka udhëtuar për në Francë që të mbyll marrëveshjen e klubin e PSG.

Talenti i madh i Benficas do tu nënshtrohet testeve mjekësore gjatë ditës së sotme, ndërsa në ditët në vijim pritet të bëhet zyrtarizimi/

Guedes ka shkëlqyer deri më tani me fanellën e Benficas, ku nga 25 ndeshje ka shënuar 7 gola.

Benfica do të përfitojë 25 milionë euro nga ky transferimi.

Ky është transferimi i dytë pas atij të Julian Draxler që u bë disa ditë më herët. /Telegrafi/