Paris Saint Germain ka bërë një ofertë fillestare te Juvensuti për shërbimet e mesfushorit Miralem Pjanic.
Klubi francez njihet për investimet e tyre të mëdha në vitet e fundit, por edhe përkundër saj trofetë evropianë po mungojnë tek parisienët.
Pas përforcimit të madh në sulm dhe në mbrojtje, drejtuesit e klubit nga Parc de Princes po mendojnë të përforcojnë edhe mesfushën pasi mendojnë se është reparti ku duhet intervenuar.
Lojtari që po pëlqehet më shumë nga kampioni i Ligue 1 është mesfushori boshnjak i Juventusit, Pjanic.
Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, PSG tashmë ka bërë ofertën fillestare për Pjanicin në vlerës të 70 milionë eurove.
Megjithatë, kampionët e Serie A duan 100 milionë euro për 29-vjeçarin, i cili është nga më të mirët në botë në pozitën e tij. /Telegrafi/