Telegrafi

PSG i befason Di Marian dhe Cavanin me nga një tortë në dhomat e zhveshjes pasi shkatërruan Barçën (Video)

Paris Saint-Germaini fitoi me rezultat 4-0 ndaj Barcelonës dhe nuk mund të kishte një ditëlindje më të mirë për Angel Di Marian dhe Edison Cavanin.

Dyshja shkëlqyen në fushë, argjentinasi shënoi dy gola, kurse sulmuesi uruguaian një.

Klubi francez pas ndeshjes nuk harroi dyshen duke ia bërë befasi për ditëlindje nga një tortë.

Me siguri kjo do të jetë një ditëlindje që do mbahet mend nga yjet e PSG-së. /Telegrafi/