Paris Saint-Germain i është bashkuar Interit dhe Manchester Unitedit në garën për t’i siguruar shërbimet e yllit të Real Madridit, James Rodriguez.
Kolumbiani do të largohet nga klubi dhe kjo u konfirmua edhe më shumë kur ai nuk u përfshi në skuadrën prej 18 lojtarësh në finale me Juventusin.
Manchester United prej kohës i kërkon shërbimet e tij.
Sipas Marca, Paris Saint-Germain tashmë është futur fuqishëm në garë për lojtarin duke kërkuar informacione.
Intri po ashtu mbetet e interesuar, por oferta e tyre e parë është refuzuar.
Lojtari ishte blere nga Merengues nga Monaco për 75 milionë euro. /Telegrafi/