Site icon Telegrafi

PSG i bashkohet betejës për Moratan, janë gati të paguajnë çmimin e kërkuar nga Reali

Edhe pse me minutazh të kufizuar, Morata shënoi 14 gola për Realin sezonin e kaluar.

Paris Saint-Germain ka hyrë në betejën e shumë skuadrave për sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata.

Pas dështimit të transferimit të javës së kaluar në Manchester United, Morata mbetet i etur për të gjetur një klub të ri këtë verë.

Lexo po ashtu Reali i ofron gjigantit anglez Moratan e Jamesin për 150 milionë euro

Presidenti i Realit, Florentino Perez thuhet se ka ofruar sulmuesin te Chelsea në ditët e fundit, ndërsa sipas mediumi Don Balon, PSG tani janë në kontakt për shërbimet e tij.

Dhe ndryshe nga Unitedi, parisianët janë të gatshëm të përmbushin çmimin e kërkuar nga Perez për reprezentuesin e Spanjës.

Lexo po ashtu Dani Alves nuk transferohet në Man City, por në PSG?

Florentino po kërkon 80 milionë euro për të shitur Moratën – një shifër që PSG nuk do të kishte asnjë problem ta paguante.

Chelsea mbetet një opsion, siç mbetet edhe ish-klubi i tij, Juventusi, edhe pse ata refuzojnë të përmbushin çmimin e kërkuar nga Reali. /Telegrafi/

Exit mobile version