Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje për yllin e Monacos, Kylian Mbappe.
180 milionë euro është shuma për të cilën klubet janë pajtuar, shkruan RMC Sport duke cituar The Times.
Francezi do t’i bashkohet PSG-së në një marrëveshje huazimi me mundësi kompletimi të marrëveshjes në vitin 2018.
Ky lloj i marrëveshjes është bërë për t’iu shmangur sanksioneve të mundshme nga Fair Play Financiar, aty ku PSG i ka punët keq pas super transferimit prej 222 milionë eurosh të Neymarit.
Për Mbappen interesim serioz ka pasur edhe Real Madridi, por me të hyrë në garë PSG me shumat anormale, Los Blancos u tërhoqën nga gara. /Telegrafi/