Telegrafi

PSG arrin marrëveshje me Lille për Renato Sanches

Paris Saint Germain ka fituar përfundimisht garën me Milanin për mesfushorin portugez Renato Sanches.

Kampioni në fuqi i Francës prej kohësh ka arritur marrëveshje personale me yllin e Lille.

Sanches është pajtuar të transferohet në Parc de Princes ku do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare nga e cila do të fitojë pagë mbi katër milionë euro në stinor.

Tani ka ardhur marrëveshja edhe mes dy klubeve Lille e PSG për transferimin e mesfushorit.

PSG është pajtuar që t’i paguaj rivalëve të Ligue 1 për shërbimet e Sanches 15 milionë euro.

Lexo po ashtu Te Milani apo PSG? - Presidenti i Lille flet për të ardhmen e Renato Sanchesit

Sipas mediave franceze marrëveshja pritet të zyrtarizohet mes dy klubeve gjatë 48 orëve të ardhshme. /Telegrafi/