Paris Saint Germain ka fituar përfundimisht garën me Milanin për mesfushorin portugez Renato Sanches.
Kampioni në fuqi i Francës prej kohësh ka arritur marrëveshje personale me yllin e Lille.
Sanches është pajtuar të transferohet në Parc de Princes ku do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare nga e cila do të fitojë pagë mbi katër milionë euro në stinor.
Tani ka ardhur marrëveshja edhe mes dy klubeve Lille e PSG për transferimin e mesfushorit.
PSG është pajtuar që t’i paguaj rivalëve të Ligue 1 për shërbimet e Sanches 15 milionë euro.
Sipas mediave franceze marrëveshja pritet të zyrtarizohet mes dy klubeve gjatë 48 orëve të ardhshme. /Telegrafi/