Telegrafi

PSG afër transferimit të talentit portugez

Parist Saint Germain nuk po mendon vetëm për transferimin e brazilianit Neymar.

Gjiganti francez është futur në garë për transferimin e mesfushorit portugez, Danilo Pereira.

E përditshmja franceze L’Equipe ka shkruar se PSG ka bërë ofertë prej 50 milionë euro për mesfushorin.

Anëtari i Portos ka shkëlqyer me fanellën bardh e kaltër dhe është bërë i rëndësishëm edhe tek Kombëtarja portugeze.

Kësisoj e ardhmja e tij duket larg Portos, pasi klubi portugez thuhet se është dorëzuar dhe do ta lejojnë largimin e tij.

Pereira pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me klubin nga kryeqyteti francez.

Për reprezentuesin portugez interesim kishte shprehur edhe skuadra angleze Arsenal. /Telegrafi/