Një fotografi e re familjare vjen nga Mbretëria e Bashkuar.
Portreti i familjes me rastin e Krishtlindjeve të Princit dhe Dukeshës së Kembrixhit me fëmijët e tyre, Princi George dhe Charlotte ka bërë të madhe në mediat botërore.
Kate Middleton dhe Princi William duken shumë elegantë dhe të buzëqeshur pranë fëmijëve të tyre.
Por, ajo çfarë bie në sy është mungesa e barkut të fryrë të Middletonit, e cila nuk shihet askund.
Rripin i saj në bel është aq i shtrënguar sa që na vendos në një dilemë – nëse ajo është shtatzënë edhe pse zyrtarisht është njoftuar se mbretërisë do t’i shtohet edhe një anëtar gjatë pranverës së vitit 2018.
Megjithatë, në fotografinë që e publikoi Pallati Kensington në Instagram, u shpjegua se fotografia është shkrepur muaj më parë dhe jo në ditët e sotme.
Për asnjë arsye të veçantë, familja mbretërore përgëzoi festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri me fotografi të vjetër. /Telegrafi/