Site icon Telegrafi

Pse VAR anuloi vendimin e penalltisë së Milanit në derbin kundër Interit

Milanit iu dha një penallti në pjesën e dytë të derbit të së dielës “Della Madonnina”, por VAR e ftoi gjyqtarin Maurizio Mariani në monitorin e situatës pasi Lautaro Martinez kishte prekur topin me shpatullën e tij. 

Rezultati ishte 1-1 në minutën e 66-të kur gjyqtari Mariani i dha Milanit një penallti për një goditje me dorë të Lautaro Martinez brenda zonës. 

Megjithatë, zyrtari i ndeshjes u ftua me shpejtësi në monitorin e VAR, pasi përsëritjet menjëherë treguan qartë se kapiteni i Nerazzurrëve e kishte prekur topin me shpatullën e tij. 

Mariani nuk mori shumë kohë për të rishikuar incidentin dhe për të rrëzuar vendimin e tij, duke anuluar penalltinë për Milanin. 

Nerazzurrët që ishin shumicë dërrmuese sa u përket tifozëve festuan vendimin, ndërsa ultrasët e Milanit në Curva Sud talleshin me rivalët e tyre duke kënduar: “Ju jeni si Juventusi “

Milani në fund fitoi me golin me kokë nga Mateo Gabbia, ndërsa në pjesën e parë kishin shënuar Christian Pulisic dhe Federico Dimarco. /Telegrafi/  

Exit mobile version