Telegrafi

Pse u anulua penalltia e Interit ndaj Milanit nga VAR-i?

VAR-i u fut në aksion gjatë gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, pasi Interi fitoii fillimisht një penallti që u anulua pas një rishikimi, sepse nuk kishte ndërhyrje për penallti ndaj Lautaro Martinez.

Momenti ndodhi kur Nerazzurrët tashmë po kryesonin me rezultat 2-0 në San Siro me golat e Edin Dzeko dhe Henrikh Mkhitaryan.

Lautaro Martinez kaloi Simon Kjaerin dhe u fut në mes të danezit dhe Fikayo Tomori për tu rrëzuar pastaj.

Gjyqtari spanjoll Jesus Gil Manzano tregoi në pikë e bardhë, por u thirr në monitorin e rishikimit në fushë nga gjyqtari i VAR, Juan Martinez Munuera.

https://twitter.com/Reinaldodcg9/status/1656381996120133647

Të dy zyrtarët ranë dakord të rishikonin pamjet dhe as Kjaer dhe as Tomori nuk kishin shkaktuar ndërhyrje në Lautaro Martinezin, i cili thjesht u rrëzua pas një prekje të lehtë të danezit në shpinë.

Vendimi i gjyqtarit për anulimin e penalltisë po konsiderohet i drejtë. /Telegrafi/