Site icon Telegrafi

Pse tifozët e Liverpoolit brohoritën himnin e Ligës së Kampionëve mbrëmë, përpara humbjes nga Real Madridi

Tifozët e Liverpoolit mund të dëgjoheshin duke brohoritur himnin e Ligës së Kampionëve përpara humbjes së tyre ndaj Real Madridit të martën.

Zhurma e fuqishme në Anfield nuk lejoi të dëgjohej himni i garës më të madhe për klube në Evropë dhe ka një arsye që qëndron prapa kësaj.

Ky veprim për të vërshëllyer himnin e Ligës së Kampionëve, ishte si një reagim kundër UEFA-s për trajtimin e tyre në finalen e vitit të kaluar.

Lexo po ashtu Përkundër turpërimit që ia bënë Liverpoolit, Ancelotti qëndron 'me këmbë në tokë'

Liverpool u përball me Real Madridin në finalen e vitit të kaluar të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, fitorja e Realit u la në hije nga ngjarjet paraprakisht.

Shumë tifozë të Reds nuk ishin në gjendje të hynin në Stade de France pas bllokimit të madh në urën që çon në stadium, për të cilën ata u fajësuan më pas.

Lexo po ashtu Jamie Carragher e quajti Real Madridin një nga fituesit më me fat, Henry e kundërshtoi menjëherë

Megjithatë, një hetim i kryer ka zbuluar se tifozët e The Reds nuk ishin fajtor, me mbështetësit e skuadrës angleze që e bën atë veprim mbrëmë për të transmetuar ankesat e tyre.

Raporti thoshte se UEFA mban ‘përgjegjësinë parësore për dështimet’ që pothuajse çuan në një ‘katastrofë fatale masive’, pasi tifozët u sulmuan me gaz lotsjellës afër stadiumit. /Telegrafi/

Exit mobile version