Site icon Telegrafi

Pse SHBA-ja po heziton ta votojë rezolutën e KS së OKB-së për Gazën

Shtetet e Bashkuara kanë “shqetësime serioze” se drafti aktual i rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që synon të nxisë shtimin e ndihmave humanitare për Rripin e Gazës, në realitet, dërgesat “mund të zvogëlohen”.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së prej 15 anëtarësh fillimisht kishin rënë dakord për të votuar rezolutën të hartuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, raporton skynews.

Por, ajo është vonuar në mënyrë të përsëritur pasi diplomatët thonë se Emiratet e Bashkuara Arabe dhe SHBA-të përpiqen të bien dakord për gjuhën duke përmendur një ndërprerje të armiqësive.

Teksti synon të zbehë kontrollin e Izraelit mbi të gjitha dërgesat e ndihmave humanitare për njerëzit në Gaza.

Lexo po ashtu Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën jodetyruese që kërkon armëpushim në Gaza

“Qëllimi i kësaj rezolute është të lehtësojë dhe ndihmojë në zgjerimin e ndihmës humanitare për hyrjen në Gaza dhe ne nuk mund ta harrojmë këtë qëllim”, tha Nate Evans, zëdhënës i misionit të SHBA-së në Kombet e Bashkuara përpara një votimi të mundshëm.

“Ne duhet të sigurojmë se çdo rezolutë ndihmon dhe nuk dëmton situatën në terren”, tha ai.

Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara tashmë ka votuar një rezolutë, por e cila nuk është detyruese. /Telegrafi/

Exit mobile version