Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka mbështetur ofertën e paraqitur nga Palestina për t’u bërë anëtare e plotë e OKB-së.
Votimi kaloi me 143 vota kundër nëntë, por 25 vende – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar – abstenuan.
Në një postim në platformën X, Britania e Madhe shpjegoi pse e mori vendimin për të abstenuar.
“Ne po abstenojmë sepse besojmë se hapi i parë drejt arritjes së këtij qëllimi është zgjidhja e krizës së menjëhershme në Gaza”, thuhet në deklaratë.
Ai tha se mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund konfliktit është të sigurohet një marrëveshje që liron të gjitha pengjet dhe arrin një armëpushim.
Indicator of global opinion?
At UN General Assembly, 143 nations voted for resolution recommending Security Council reconsider Palestinian membership
9 nations voted against. (🇨🇿🇭🇺🇮🇱🇫🇲🇳🇷🇵🇼🇵🇬🇺🇸🇦🇷)
25 abstained inc 🇬🇧
Vote gives ‘State of Palestine’ more rights within the UN pic.twitter.com/vNC2CXlya7
— Mark Stone (@Stone_SkyNews) May 10, 2024
Deklarata shtoi se Mbretëria e Bashkuar qëndron fuqishëm pas vendimit për një zgjidhje me dy shtete dhe njohja e një shteti palestinez, përfshirë në OKB, duhet të jetë pjesë e procesit të arritjes së një armëpushimi të qëndrueshëm, shkruan skynews.
Ambasadori amerikan në OKB, Robert Wood dha arsye të ngjashme se pse abstenoi Amerika, duke thënë se vota e saj nuk pasqyron kundërshtimin ndaj shtetësisë palestineze.
“Ndërkaq, kjo është një njohje që shteti do të vijë vetëm nga një proces që përfshin negociata drejtpërdrejtë mes palëve”, tha ai.
Ndryshe, pesë anëtarët e përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të duhet të votojnë pro. Megjithatë, SHBA-ja ka deklaruar se do të shfrytëzojë të drejtën e vetos.
Tani për tani, mbetet e paqartë nëse dhe kur Këshilli i Sigurisë do të votojë për ofertën e Palestinës për anëtarësim në OKB. /Telegrafi/