Këngëtari Seven Saraqi së shpejti do të sjellë projektin e tij më të ri.
Pas bashkëpunimeve të suksesshme me reperin nga Shqipëria, Noizy, Seven do të vijë me një projekt solo, transmeton Telegrafi.
“Pse” titullohet kënga më e re artistit, e cila do të publikohet ditën e diel në ora 17:00.
Këtë e ka paralajmëruar vetë Seven përmes profilit të tij në “Instagram”, por nuk ka dhënë detaje nëse kënga do të vijë e realizuar me videoklip, apo vetëm në versionin audio. /Telegrafi/