Real Madridi do t’i bashkohet Manchester United në garën për t’i siguruar shërbimet e trajnerit të Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, pasi të dyja klubet e mëdha nuk i shohin trajnerët aktual si zgjidhje afatgjate.
Besohet se Real Madrid provoi, sikurse edhe Tottenham, por nuk ishin në gjendje ta shkëputnin trajnerin argjentinas nga PSG verën e kaluar.
Tani, duket se ‘mbretërit’ janë ende në kërkim të Pochettinos dhe shpresojnë të zëvendësojnë Carlo Ancelottin në fund të sezonit aktual.
Çelësi është Liga e Kampionëve
Real Madridi dëshiron të konkurrojë për Ligën e Kampionëve çdo sezon dhe kjo është një çështje që i ka shkarkuar një numër trajnerësh, pavarësisht formës së shkëlqyer në kampionatin spanjoll.
Ky mund të jetë i njëjti fat për Ancelottin, i cili po i udhëheq Los Blancos në krye të renditjes të La Ligas siç është tani, ku e ka fituar edhe Superkupën e Spanjës në fillim të vitit 2022.
Vendimtare mund të jetë ndeshja e 1/16-tës të Ligës së Kampionëve kundër PSG-së.
Edhe Mbappe e pëlqen Pochettinon
Një nga lojtarët që Real Madrid ka ndjekur prej vitesh është Kylian Mbappe, dhe duket se pavarësisht se nuk është ende lojtar i Real Madridit, ai tashmë ka peshë mbi vendimin se kush do të jetë trajner i ardhshëm në “Santiago Bernabeu”.
Mbappe ka ndërtuar një lidhje të fortë me Pochettinon në PSG dhe kjo mund të bëjë që presidenti Florentino Perez të shtyjë për ish- trajnerin e Tottenham.
Manchester United nuk e ka fshehur faktin se dëshiron të zëvendësojë trajnerin e përkohshëm me Pochettinon, por në listë është edhe Erik ten Hag i Ajaxit./Telegrafi/