Telegrafi

Pse Presidenti i Sudanit të Jugut mban gjithmonë një kapelë gjatë daljeve publike?

Salva Kiir Mayardit, presidenti i Sudanit të Jugut, i cili së fundmi u takua me ish-presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli, ka të një zakon të veçantë.

Edhe pse Juba, kryeqyteti i Sudanit të Jugut është shumë larg nga fushat e Teksasit — Kiir pëlqen të mbajë një kapelë të zezë kauboji (lloji që personat nga Teksasi pëlqejnë të mbajnë).

Kiir vesh Stetson 10-gallon aq shpesh në publik, saqë është bërë marka e tij tregtare – pavarësisht nëse është duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara apo duke vizituar Kinën, ai dhe kapela e zezë janë të pandashëm.

Sipas raporteve, kapela ishte një dhuratë për Kiir nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, George W. Bush, kur ish-udhëheqësi i Lëvizjes Çlirimtare Popullore të Sudanit vizitoi Shtëpinë e Bardhë në korrik 2006. Kiir-it i pëlqeu kapelja aq shumë, sa thuhet se bleu disa të tjera dhe tani ka një dollap plot me to.

Lexo po ashtu Pacolli pritet në takim nga presidenti i Sudanit të Jugut

Kiir me sa duket është mirënjohës ndaj Bush-it për luajtjen e një roli të rëndësishëm në Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse të Paqes të vitit 2005, e cila i dha fund luftës së dytë civile sudaneze dhe hapi rrugën për një referendum mbi pavarësinë e Sudanit të Jugut — një masë që u bë realitet në korrik 2011, dy vite pas përfundimit të mandatit të Bushit. /Telegrafi/