Që nga e diela Avdullah Hoti nuk u pa në konferenca e as në intervista që lidhen me zgjedhjet parlamentare.
Kështu, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti për pak ditë mbeti nën hijen e rivalëve nga dy subjektet e garuese që morën më shumë vota.
Ramush Haradinaj i koalicionit PAN- e Albin Kurti i Vetëvendosjes, e deklaruan qartas këmbënguljen se synojnë të bëhen shef qeverie.
Por derisa Hoti, po merret me punët e tij të fundit si ministër i Financave, në LDK, ani se u radhit e treta, thonë se postin e kreut të ekzekutivit e kanë në agjendë, kur të fillojë pazaret politike.
Kjo, me Vetëvendosjen, pasi që bashkëpunimi me PDK-AAK-NISMA si bllok tash për tash po refuzohet./Klan Kosova/