Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një event të mbajtur në një nga hotelet e Pejës, është shprehur mirënjohës ndaj gjithë pejanëve të cilët e mbështetën atë për kohën gjatë qëndrimit të tij në Colmar të Francës.
Në një status të publikuar nga faqja zyrtare e AAK-së në facebook për degën e Pejës, shihen fotografi të ndejës së organizuar derisa dhe Ramush Haradinaj kishte mbajtur fjalimin e tij falënderues, njofton Klan Kosova.
Për më shumë ja statusi i plotë i publikuar nga Dega e AAK-së, Pejë:
”Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj falënderon Pejanët për mbështetjen në ‘Colmar’ të Francës.
Aleancën e lindi koha. Aleanca u lind, u rrit dhe u zhvillua në Pejë, ndaj dhe Peja kishte nderin që pas zhvillimeve të sotme në Prishtinë, të ishte nikoqire e liderit Ramush Haradinaj.
Prania e madhe qytetare sot, bëri që kapacitetet e sallës së Hotel Dukagjini mos të mjaftonin për këtë takim. Me këtë rast qindra qytetarëve të tjerë iu desh që të përcjellin takimin nga ambientet jashtë Hotel Dukagjinit.
Falëmnderit Pejë
Me respekt; AAK – Dega Pejë”