Telegrafi

Pse po bëhen këto lëvizje në heshtje të aeroplanëve shqiptarë? (Foto)

Prej disa ditësh në heshtje, në aeroportin e Rinasit, në pjesën ushtarake janë duke u bërë lëvizje të shumta të avionëve që janë në pronësi në Forcave të Armatosura dhe shtetit shqiptar.

Bëhet fjalë për avionët “Mig” që kanë qenë në shërbim deri në vitin 2004-2005, ku pas një aksidenti fatal, që solli vdekjen e njërit prej pilotëve, Jani Tarifa, përfundimisht u nxorën jashtë përdorimit dhe u lanë të parkuar në një parkim të hapur në krahun Jug-Perëndimor të aeroportit të Rinasit.

Por tani pas më shumë se 12 vitesh pas asaj tragjedie, duket se në Rinas po ndodh ‘pastrimi’ nga këto relike të aviacionit shqiptar.

Avionët “Mig” janë duke u hequr nga vendqëndrimet e tyre. Fotot e mëposhtme janë bërë nga pilotë dhe të postuara në profilet e tyre në Facebook.

Sipas tyre, avionët po hiqen jo për t’u dërguar për skrap, por për t’u strehuar në një hangar më periferik të pistës së Rinasit, ku ndodhen të parkuar edhe disa rrelike të tjera.

Kjo, për shkak se, sipas thashethemeve tokës ku ndodhet reparti dhe parkimi i avionëve i ka dalë pronari, që sipas pilotëve, është një personazh i njohur në Shqipëri, që e ka marrë këtë tokë dhe shumë shpejt mund të ngrejë ndonjë hotel aty. /mapo.al/