Kapela tradicionale e veshur nga kleri katolik quhet zucchetto dhe është e ngjashme me yarmulke, të cilën e mbajnë burrat hebrenj.
Siç shkruhet në një përshkrim për gjenezën e kësaj kapele, përcjell Telegrafi, ajo vendoset në majën e kokës dhe përdorimi i saj fillestar ishte praktik.
Thuhet se kohë më parë, klerikët qetheshin vetëm në maje të kokës kur ata përqafonin beqarinë.
Dhe për t’iu kundërvënë të ftohtit, atyre u jepej një kapelë e tillë për të mbajtur në kokat e tyre, për tu mbrojtur nga i ftohti brenda manastireve dhe kishave pa ngrohje.
Edhe pse ajo tanimë nuk është e nevojshme për një gjë të tillë, ajo ka mbetur si pjesë e uniformës së klerit katolik për të treguar gradën kishtare.
Këto janë llojet e kapelave që bartin ata:
E bardhë – Papa
E Kuqe – Kardinalët
E kuqërremtë – Patriarkët, Kryepeshkopët, Peshkopët
E zezë – Klerikët e ultë