Barcelona arriti të shënojë fitore në minutat e fundit kundër Leganes (2-1) në La Liga.
Ishin 20 minuta të sikletshëm në fund të ndeshjes, pasi Unai Lopez barazoi në 1-1, pasi fillimisht kishte shënuar Leo Messi.
Në fund, Barcelona arriti t’i marr tri pikë, fal një penalltie të kthyer në gol nga Messi.
Por pse Leo Messi nuk festoi golin e fitores?
Messi luajti për 90 minuta, por edhe pse shënoi golin e fitores ai nuk u gëzua edhe pse me një barazim skuadra e tij do t’i kishte dhënë fund ëndrrës titull.
Ai pas golit mbajti emocionet në kontroll.
Për këtë foli edhe Luis Enrique, por duke mos dhënë sqarime.
“Unë nuk e kam shikuar këtë gjë dhe unë nuk jam ai që duhet të përgjigjet”, ishin fjalët e trajnerit.
Shumë kush e ka drejtuar gishtin kah trajneri, ndërsa ka mediume që thonë se lojtarit ende nuk ia ka kaluar hidhërimi me humbjen turpshme kundër PSG-së.
Ka të tjerë që e lidhin edhe me vonesën e rinovimit të tij, dhe sjelljet e lojtarit janë ato që tregojnë ndjenjat e tij./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=19&v=a8zgUOooMV8