Telegrafi

Pse nuk është shkarkuar më herët ekipi menaxhues për Asociacionin – flet deputeti i LVV-së

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, e ka dhënë versionin e tij se pse nuk ishte shkarkuar më herët ekipi menaxhues i Asociaiconit.

Rexhaj, në Debat Plus, ka thënë se qëllimi ka qenë që ai ekip të deligjitimohej në mënyrë që të mos ketë asnjë funksion e asnjë vlerë.

“Sepse, ne kemi mëndu që propozimi që vjen prej atij ekipi, që thirret në emër të Kosovës, që më së paku është i Kosovës. Kurti ka pas dëshirë ta dekomisionojë këtë ekip. E patë reagimin e shteteve mike, që thanë se ai ekip nuk do duhej të shkarkohej. BE e mban rrugën e mesme, që tha se bazë e mirë të dyja propozimet”, ka thënë ai.

Ekipi menaxhues, kishte propozuar në Bruksel, një lloj Asociacioni i cili sipas palës kosovare, synonte ta krijonte një Republika Srpska, brenda Kosovës.

Pas propozimit, ai ekip u shkarkua nga Qeveria e Kosovës. Nga Bashkimi Evropian, propozimi, është cilësuar si bazë e mirë, edhe pse është kundërshtuar kategorikisht nga pala e Kosovës.