Shumica e adhuruesve të qenve pëlqejnë të përqafonin me qenin e tyre kur flenë. Anketimet e fundit tregojnë se thuajse gjysma e njerëzve që kanë qen në shtëpinë e tyre, preferojnë të flenë me të.
Pas së gjithash, qentë janë miqtë tanë leshatakë të cilët na duan pa kushte, transmeton Telegrafi.
Qentë na ofrojnë shumë kënaqësi në jetën tonë, dhe pikërisht këto kënaqësi e gëzime na ndihmojnë t’i harrojmë plagët e së kaluarës, dhe na japin arsye për të buzëqeshur çdo ditë.
Megjithatë, kur është fjala për shëndetin tuaj, ndoshta duhet të mendoni dy herë para se të përqafoheni me qenin në dhomën e gjumit.
Bashkë me ngrohtësinë, qeni juaj sjellë në shtrat edhe shumë mikrobe e baktere. Qentë mund t’i rëndojnë alergjitë dhe astmën, prandaj veterinarët sugjerojnë që të mos e lini qenin të flejë në të njëjtin shtrat me ju.
Ndërsa ekspertët tjerë, rekomandojnë që njerëzit me alergji t’i mbajnë jashtë dhomës së gjumit kafshët shtëpiake dhe të vendosin filtrues ajri në shtëpi. /Telegrafi/