Milani është në prag të shitjes së Sandro Tonalit te Newcastle United dhe njoftimi zyrtare pritet të vijë në një moment të javës së ardhshme.
Kuqezinjtë kanë rënë dakord për një marrëveshje rreth 80 milionë euro me klubin anglez, të cilët janë të prirur për të mirëpritur mesfushorin italian pas dështimit të tyre për të marrë yllin e Interit, Nicolo Barella.
Tonali kreu testet mjekësore me Newcastle dje (e premte) në një klinikë në Rumani, aty ku po merr pjesë me Kombëtaren e Italinë U-21.
Shitja e pashmangshme e Tonalit nuk është pritur mirë nga tifozët e Milanit, të cilët janë ende të tronditur nga vendimi i Gerry Cardinale për të shkarkuar drejtorin teknik Paolo Maldini në fillim të këtij muaji.
Shumë janë tani të shqetësuar për të ardhmen e projektit në kryeqytetin e Lombardisë.
Gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano shpjegoi pse Newcastle duhet të presë disa ditë për të njoftuar nënshkrimin e Tonalit, me formalitetet teknike që pengojnë përfundimin e marrëveshjes.Megjithatë, kjo nuk është arsye për shqetësim, pasi një marrëveshje është arritur plotësisht.
Agjenti i tij Giuseppe Riso ka diskutuar tashmë lëvizjen e klientit të tij në verilindje të Anglisë, duke u thënë mediave se është “një projekt i përsosur për të”. /Telegrafi/
No announcement this weekend or beginning of next week for Sandro Tonali to Newcastle deal due to some technical formalities; but the agreement is done. ⚪️⚫️ #NUFC
"Newcastle project is perfect for Tonali, he will be key player for them", his agent Riso says. pic.twitter.com/bLlhJrp6cc
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 24, 2023