Nëse keni qenë ndonjëherë në ndonjë situatë kur keni ngrënë tepër, dhe të nesërmen jeni zgjuar shumë të uritur, ju sjellim shpjegimin e ekspertëve.
Një ditë pasi që keni ngrënë tepër, trupi juaj është i rraskapitur. Kjo lodhje është pasojë e asaj që trupi ka punuar gjithë natën për ta tretur ushqimin e tepërt që e keni konsumuar, në vend se të relaksohej gjatë gjumit.
Për rraskapitjen dihet se i ngre nivelet e hormonit të urisë dhe shpesh dëshirën për karbohidrate, sepse për organizmin ato paraqesin një burim të shpejtë të energjisë. Prandaj është e rëndësishme që të furnizoheni me ushqime me veti të larta ushqyese sapo të zgjoheni.
Mos i anashkaloni plotësisht karbohidratet, por mos i konsumoni së tepërmi.
Për ta kapërcyer ndjenjën e urisë ekstreme, e cila në fakt nuk është e vërtetë, pini shumë ujë dhe zgjidhni ushqime të pasura me kalium, siç janë uji i kokosit, avokadoja dhe patatet.
Ndjenja e urisë ekstreme mund të jetë e pranishme nëse e keni tepruar me konsumim të sheqerit apo yndyrës.
Për ta shuar dëshirën për sheqer apo yndyrë nevojiten rreth tri ditë. Prandaj anashkaloni ushqimet e yndyrshme dhe ato me sheqer.
Gjithashtu, nëse është e mundur, pushoni tërë ditën dhe ndani përafërsisht një orë për ushtrime. Ushtrimi mund të bëjë mrekulli në reduktimin e ndjenjës së urisë dhe gjithashtu do t’ju ndihmojë që t’i zbutni pasojat e ngrënies së tepërt. /Telegrafi/