Donald Trump ka thënë se ai mendon se kryeministri britanik Keir Starmer ka “bërë një punë shumë të mirë” deri më tani dhe tha se dyshja do të flasin në telefon “gjatë 24 orëve të ardhshme”.
Madje, presidenti i SHBA-së deklaroi se ai dhe Starmer “shkojnë mirë” pavarësisht se Keir është “liberal, gjë që është pak më ndryshe nga Trumpi”.
E fjalët e mira të Trumpit për Starmer janë në kundërshtim me ato të miliarderit Elon Musk, i cili ka kërkuar vazhdimisht që kryeministri të zëvendësohet, e madje edhe të burgoset, shkruan Politico, përcjell Telegrafi.
“Burg për Starmer”, postoi Musk në platformën e tij X në fillim të këtij muaji, duke ndarë një postim nga një llogari anonime që pretendonte se Starmer kishte prioritet trajtimin e anti-islamizmit sesa dënimin e një vrasësi fëmijësh.
Prison for Starmer https://t.co/6RxIyGnYkG
— Elon Musk (@elonmusk) January 6, 2025
Musk e ndoqi këtë edhe me një sondazh ku pyeti nëse Amerika “duhet të çlirojë popullin e Britanisë nga qeveria e tyre tiranike”.
E se a do të ndikojnë mendimet e ndryshme në raportin Trump-Musk, mbetet të shihet. /Telegrafi/
America should liberate the people of Britain from their tyrannical government
— Elon Musk (@elonmusk) January 6, 2025