Hip hop ylli, Lumi B, do të publikojë së shpejti projektin e ri të tij.
Kështu së paku ka paralajmëruar ylli i RedBox, i cili së fundmi ka pushuar.
Ai ka qëndruar me bashkëshorten e tij në resorte turistike duke u relaksuar pas një vere të ngarkuar.
Lumi ishte një prej artistëve më të kërkuar shqiptarë të kësaj vere.
Reperi tash ka konfirmuar titullin e projektit të ri, i cili është “Pse m’le”.
Kënga është punuar në RedBox nga Big Bang, ndërkaq klipi pritet të xhirohet së shpejti.
Është periudha e ftohtë e vitit ku tendenca e artistëve është të sjellin këngë më të buta, që kryesisht janë balada.
Lumi B konsiderohet një prej reperëve më në formë që gjithnjë sjellë klipe. /Telegrafi/