Telegrafi

“Pse mke thanë të du” vjen në një version ‘cover’ nga Festim Krasniqi

Këngëtari Festim Krasniqi, ka publikuar për publikun versionin ‘cover’ të këngës së njohur “Pse mke thanë të du”.

Ri-orkestrimi i kësaj kënge është bërë Duo Bass Records, gjersa në violinë luan Mentor Sylejmani.

Kjo performancë është vizualizuar edhe me një klip shumë të veçantë, i cili i është besuar produksionit nga Gjilani, Urban Graphics.

Festim Krasniqi është një këngëtar i ri i skenës, i cili tenton të sjellë projekte muzikore unike për publikun.

Përveç muzikës ai merret edhe me sport, pasi punon prej vitesh si instruktor i karatesë. /Telegrafi/