Këngëtari Festim Krasniqi, ka publikuar për publikun versionin ‘cover’ të këngës së njohur “Pse mke thanë të du”.
Ri-orkestrimi i kësaj kënge është bërë Duo Bass Records, gjersa në violinë luan Mentor Sylejmani.
Kjo performancë është vizualizuar edhe me një klip shumë të veçantë, i cili i është besuar produksionit nga Gjilani, Urban Graphics.
Festim Krasniqi është një këngëtar i ri i skenës, i cili tenton të sjellë projekte muzikore unike për publikun.
Përveç muzikës ai merret edhe me sport, pasi punon prej vitesh si instruktor i karatesë. /Telegrafi/