Arne Slot mori zyrtarisht rolin e tij si trajner i ri i Liverpoolit më 1 qershor, por holandezi ende nuk është paraqitur publikisht me Reds.
Sipas The Athletic, Liverpool aktualisht po planifikon që zbulimi i 45-vjeçarit të bëhet më afër fillimit të para-sezonit në korrik.
Slot do të fillojë të punojë me lojtarët e Anfield pas një muaji, kështu që të gjitha palët mendojnë se nuk ka nxitim për prezantimin e tij në cilësinë zyrtare.
Pas një sezoni të gjatë në Feyenoord, ku ata përfunduan në vendin e dytë, Slot ka të ngjarë të kalojë kohë me familjen përpara se të marrë përsipër këtë sfidë të re të rëndësishme.
Trajneri do të zëvendësojë Jurgen Kloppin, që u largua nga posti i strategut të Liverpoolit për arsye se i duhet pak pushim. /Telegrafi/