Telegrafi

Pse Juventusi ende nuk ka bërë asnjë njoftim për largimin e Cristiano Ronaldos?

Manchester United ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për transferimin e Cristiano Ronaldos nga Juventusi.

Në anën tjetër Juventusi ende nuk ka bërë asnjë njoftim në lidhje me largimin e yllit të saj, që qëndroi për tri vite.

Kjo pasi Ronaldo duhet t’i kryejë vizitat mjekësore që të kompletojë transferimin te Manchester United.

Vetëm atëherë lojtari do të udhëtojë për në Angli, për të nënshkruar kontratën e tij, pasi për kushte palët vetëm se janë dakorduar.

Juventusi do të fitojë 15 milionë euro nga transferimi i Ronaldos, ndërsa 8 milionë euro të tjera janë në formë bonusi.

Ronaldo është kthyer në Manchester United pas 12 vitesh, ku luajti edhe te Real Madridi, përveç se te ‘Zonja e Vjetër’./Telegrafi/