Gjesti këto ditë bëri një veprim të pazakontë në Big Brother VIP Albania 4.
Ai kaloi murin rrethues të shtëpisë, teksa për këtë pati aludime të shumta në rrjet.
Në lidhje me këtë pati një gjë me thika që iu përmend nga G Bani e Gerta, e që për këtë më pas u dhanë disa versione edhe për sa ishte në Kosovë.
Leo dhe Lela kanë qenë të ftuar në Fan Club, ku edhe kanë folur rreth kësaj situate.
Leo, i cili kishte një raport të ngushtë me të, tha: “E kemi pasur një lojë me Gjestin. Gjithçka ka ardhur nga ajo lojë. Nuk ka qenë asgjë hiç që Gjesti është i dhunshëm, mund të them se është shumë djalosh. Nuk ka qenë ndonjë gjë, se e kam parë nëpër komente. Nuk është e vërtetë”.
Tutje ai tha: “Besoj që po e bën një lojë shumë të mirë, po bën disa provokime deri në limit”.
I gjithë ky gjest i këngëtarit pejan sipas Leonardos është bërë për vëmendje. /Telegrafi/