Site icon Telegrafi

Pse hipopotamët djersitin “djersë të përgjakshme”

(Foto: Pexels)

Shkencëtarët modernë kanë zbuluar se çfarë fshihet pas këtij fenomeni.

Prej shekujsh ka pasur debate për temën: Pse hipopotamët lëshojnë të ashtuquajturat “djersë të përgjakshme”?

Shkrimtari dhe shkencëtari romak, Plini Plaku, ishte një nga të parët që regjistroi fenomenin e pazakontë në veprën e tij “Naturalis historia”.

Lexo po ashtu Kafshët më vdekjeprurëse në botë

Mirëpo, ai e shpjegoi këtë me faktin se teksa ishin shtrirë në kallamishte të mprehta në brigjet e lumenjve dhe kënetave, hipopotamët lënduan veten për të hequr qafe ënjtjen e shkaktuar nga gjaku i tepërt në trupin e tyre.

Ideja ka ekzistuar në imagjinatën kolektive për shekuj, madje edhe midis natyralistëve.

Lexo po ashtu Shtatë fakte interesante rreth kafshëve

Në fakt, hipopotamët nuk kanë gjëndra të vërteta të djersës. Në vend të kësaj, sekretojnë një substancë të trashë dhe të kuqe nga poret e tyre të njohur si “djersë gjaku”, pasi duket sikur kafsha po djersit gjak.

Por, mos u shqetësoni! Djersa e gjakut krijon një shtresë mukoze që mbron lëkurën e hipopotamit nga djegia nga dielli dhe e mban atë të lagësht. /Telegrafi/

Exit mobile version