Telegrafi

Pse gjyqtari e anuloi penalltinë e Chelseat në rishikimin e VAR-it?

Marc Cucurella mendoi se i fitoi një penallti për Chelsean në minutën e 16-të të lojës së Brighton pasi Facundo Buonanotte e rrëzoi brenda zonës.

Gjyqtari fillimisht i akordoi skuadrës londineze një penallti, por më pas e anuloi thirrjen pas një rishikimi të VAR.

Rishikimi me lëvizje të ngadalta tregoi se Buonanotte kontaktoi fillimisht me topin përpara se të kapte këmbën e Cucurellas.

Çuditërisht, arbitri nuk i dha një goditje nga këndi Chelseat pavarësisht se topi kaloi vijën pas prekjes së Buonaottes. /Telegrafi/