Site icon Telegrafi

Pse gjumi pa rroba nuk na freskon mjaftueshëm?

Të gjithë ndihemi shumë më rehat kur flemë me pizhame.

Ka studime të ndryshme që kanë treguar se ajo ka përparësitë e saj, veçanërisht në muajt e verës.

Jules Patrick, një fiziolog kryesor i gjumit në Spitalin Cromwell në Britaninë e Madhe, tha për Cosmopolitan se gjumi pa rroba mund të përkeqësojë cilësinë e tij.

“Kur flini lakuriq, djersa në të vërtetë mblidhet në trup dhe qëndron atje. Mbani në mend se temperatura e trupit bie gjatë natës, shkruan KP. Nëse vishni rroba të lehta gjumi, ato thithin të gjithë djersën, e cila mund t’ju mbajë të freskët”, tha Patrick. Guy Lesciner, një neurolog dhe ekspert i gjumit, gjithashtu tha se kur flemë zhveshur, ne në të vërtetë jemi më të ngrohtë dhe kjo mund të çojë në zgjime më të shpeshta gjatë natës.

“Është më mirë të flesh në rroba. Nëse vishni një pëlhurë natyrale si pambuku,  funksionon për t’ju freskuar në të vërtetë”, përfundoi ai.

Exit mobile version