Telegrafi

Pse femrat mund ta bëjnë këtë lëvizje të duarve, e meshkujt jo?

Një çift kanë demonstruar një lëvizje të thjeshtë të duarve – duke pretenduar se atë truk mund ta bëjnë vetëm femrat dhe assesi meshkujt.

Videoja që është bërë virale në TikTok dhe është parë nga miliona njerëz, shfaq Jemmi nga San Diego duke bërë një lëvizje interesante të duarve – por kur të njëjtën gjë e tenton partneri i saj – dështon keq, transmeton Telegrafi.

Russ fillimisht nuk i beson lëvizjeve të saj dhe kështu vendosë ta imitoj Jemmin, por bindet se nuk mund ta bëjë këtë.

Sipas Institutit të Anatomisë së Njeriut, bërrylat e femrave, kraharori dhe nyjat dallojnë nga ato  të një mashkulli – pasi mund t’i rrokullisin më lehtë.

Ndërkaq tek meshkujt kur tentojnë t’i bashkojnë duart, krijohet një lloj hapësire që nuk i lë t’i bashkojnë bërrylat. /Telegrafi/

@_byjemmi wow #couplegoals #couplecomedy #trend ♬ original sound – laparasian